Basha reagon pas deklaratës së CDU/CSU: Mirëpres angazhimin e Gjermanisë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme - Bota Sot
Basha reagon pas deklaratës së CDU/CSU: Mirëpres angazhimin e Gjermanisë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme

Shqipëria

Basha reagon pas deklaratës së CDU/CSU: Mirëpres angazhimin e Gjermanisë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme

Më: 23 maj 2019 Në ora: 20:53
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi pas deklaratës së CDU/CSU, duke thënë se mirëpret “angazhimin e Gjermanisë mike për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës europiane të Shqipërisë”.

“Mirënjohje Gjermanisë mike dhe mbështetëse të Shqipërisë, për vëmendjen dhe shqetësimin ndaj problemeve që kanë penguar integrimin europian, si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lidhjet e politikës me krimin, mungesa e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit. Në emër të PD dhe të Opozitës së Bashkuar konfirmoj gatishmërinë tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mirëpres angazhimin e Gjermanisë mike për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës europiane të Shqipërisë”, shprehet Basha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...