Lubonja: Rama synon eliminimin e opozitës

Shqipëria

Lubonja: Rama synon eliminimin e opozitës

Më: 23 maj 2019 Në ora: 22:50
Analisti Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se kryeministri Edi Rama, pavarësisht letrave që i shkruan opozitës, nuk kërkon dialog, por synon eliminimin e opozitës.

“Fjalimi programatik i Edi Ramës, kur fliste përpara kandidatëve për kryetarë bashkie nga PS-ja, ku kishte një gjuhë të atillë ndaj opozitës, bile edhe ndaj nesh, që ishte një paralajmërim që në 30 Qershor, do pastrohet gjëja e keqe e këtij vendi. Ishte një gjuhë, ku pjesa, pra partia, synonte dhe premtonte që do të bëhej e tëra dhe Shqipëria do të çlirohej nga pjesa e keqe, e sëmurë.

Kur mendon kështu, dialogu është i pamundur, ky është projekt për eliminim. Kjo ka vetëm një kuptim, nuk e ke dialogun si kulturë. Dialogu ka një premisë themelore, që ne jemi të barabartë. Dialogojmë si palë të barabarta në dinjitet, në pushtet, në inteligjencë. Nëse nuk më konsideron kështu nuk ka dialog, por një gjë fallco që përdoret për ndërkombëtarët.

Mendoj se është kjo e dyta. Nuk ka qëllim dialogu, por të justifikojë tek ndërkombëtarët. Mendimi më themelor, përse nuk bëjmë dialog, është akoma më i thellë, ka të bëjë me sistemin lart poshtë, ku një oligarki ka përballë njerëz që ai i konsideron dele, popullin” – tha Lubonja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat