PD nuk njeh zgjedhjet në Akademinë e Shkencave: Proces kriminal

Shqipëria

PD nuk njeh zgjedhjet në Akademinë e Shkencave: Proces kriminal

Më: 23 maj 2019 Në ora: 23:49
Akademine e Shkencave

Një ditë para zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave, Basha reagoi ashpër nga Vora duke deklaruar qartë dhe prerë se asnjë proces kriminal i dalë, sipas tij, nga parlamenti monist nuk do të njihet.

“Ne nuk e njohim procesin kriminal që po bëhet në Akademinë e Shkencave, që është treguesi më i qartë i një regjimi injorant, brutal dhe kriminal që do të ekzekutojë elitën e shpirtit dhe të mendjes. Ne nuk do të njohim asnjë akt të këtij parlamenti monist”, deklaroi lideri i opozites.

Sipas Bashës për të shmangur një akt të tillë kriminal ashtu si shumë të tjerë nga qeveria e ardhur nga krimi:

“Ka vetëm një zgjidhje, ka vetëm një rrugë: largimi një orë e më parë i Edi Ramës. Qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme ku qytetarët do të kenë fatin e tyre në duart e tyre”.

Kandidat per te qene ne krye te Akademine e Shkencave eshte politikani i njohur i ketyre 3 dekadave, lideri historik i PSD, Skender Gjinushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat