A do ketë dialog Rama-Basha, Berisha zbulon hapin e radhës - Bota Sot
A do ketë dialog Rama-Basha, Berisha zbulon hapin e radhës

Shqipëria

A do ketë dialog Rama-Basha, Berisha zbulon hapin e radhës

Më: 24 maj 2019 Në ora: 00:04
Ish-kryeministri, Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka folur rreth dialogut të mundshëm mes maxhorancës dhe opozitës dhe krizën politike në të cilën ndodhet vendi.

I pranishëm në studion e “Opinion”, ish-kryeministri u pyet për atë se nëse kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të ulet në tryezë me shefin e qeverisë, Berisha tha se nuk beson se kjo do të ndodhë.

Ish-lideri demokrat tha se opozita e do marrëveshjen, ndërsa shtoi se nuk mund ta përjashtojë Edi Ramëm si kryetar i Partisë Socialiste edhe pse kjo e fundit, shtoi ai, është e inkriminuar.

Pjesë nga biseda:
Berisha: Po të lexoni reagimin e deputetëve gjermanë, aty ekziston një kuadër për të folur për të gjitha. Nëse unë e kuptoj drejt atë që kanë deklaruar deputetët gjermanë unë e lexoj se aty mund të negociohet gjithçka. Aty ka një dimension të jashtëzakonshëm për trajtimin e të gjitha problemeve pa kushte.

A do të ulet Basha me Ramën?
Berisha: Nuk besoj që ulet.
Nuk besoni?
Berisha: Jo nuk besoj se ulet! Opozita e do marrëveshjen. Nuk e ka luftë për pushtet. E ka për zgjedhje të lira. Opozita nuk mund ta përjashtoj Edi Ramën si kryetar i Partisë Socialiste. Nuk kërkon të shuhet Partia Socialiste pavarësisht inkriminimit. Rama kryeministër që shkruan se kur do të zhduket opozita. Që këtu Rama meriton që të ngrihen shqiptarët nga Konispoli në Vermosh. Unë po them të vërtetën që është shumë e mundshme që të ketë përplasje civile. Kemi një qëndrim armiqësor. Ai u gëzua kur doli opozita. Ai festoi. Mos u fut në vrimën e miut më 30 qershor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...