Ish-ministrja e Macron: Në qershor nuk ka negociata për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shqipëria

Ish-ministrja e Macron: Në qershor nuk ka negociata për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Më: 24 maj 2019 Në ora: 08:49
Nathalie Loiseau

Në kohën kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin me ankth progres raportin për hapjen e negociatave, Franca duket se e ka marrë një vendim, duke i mbyllur derën dy vendeve të Ballkanit.

Ish ministri i qeverisë Macron, Nathalie Loiseau tha në një intervistë për RTL se në qershor nuk do të ketë negociata mes BE dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

"Nuk kemi ndryshuar mendje, do të jemi kundër, do të vazhdojmë të jemi kundër", tha Loiseau.

Ish-ministrja shtoi më tej gjatë intervistës se dy vendet janë janë gjeografikisht në Evropë dhe ne duhet t'i ndihmojmë ata, por përgjigja nuk është për zgjerim.

Ish-diplomatja merr të gjithë përgjegjësinë për vendimin e liderëve të BE në vitin 2018, ku u shty hapja e negociatave.

“Ajo që bllokoi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut isha unë, kur mbaja postin e ministres. Çështja e zgjerimit vendoset me votë unanime dhe vitin e shkuar kalova 8 orë për t’iu shpjeguar homologëve të BE që isha kundër, në përputhje të plotë me presidentin Emmanuel Macron”, nënvizoi ish ministrja Loiseau, e cila beson që dyert e BE do të mbeten të mbyllura për Tiranën dhe Shkupin edhe në samitin e ardhshëm në Qershor të liderëve të BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat