Soreca: Reforma në drejtësi në përputhje me Kushtetutën, duhet të bashkojë politikën

Shqipëria

Soreca: Reforma në drejtësi në përputhje me Kushtetutën, duhet të bashkojë politikën

Më: 24 maj 2019 Në ora: 10:44
Luigi Soreca

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka përsëritur qëndrimin  se reforma në drejtësi është zbatuar në përputhje me Kushtetutën. Nga konferenca për monitorimin e gjyqësorit, diplomati evropian tha se reforma në drejtësi duhet të bashkojë politikën dhe jo ta ndajë atë.

Soreca: Reforma e drejtësisë është zbatuar në përputhshmëri të plotë me kushtetutën dhe me legjislacionin vendas. Reforma po ecën përpara dhe është e pakthyeshme dhe është e një rëndësie skajshmërisht të madhe që të gjitha institucionet shqiptare ta mbështesin atë. 

Pas pak ditës KE do të prezantojë të gjithë raportin e progresit. Do të shikojmë arritjet që janë bërë dhe ato që duhen bërë. Do të shikojmë edhe tranzicionin dhe tranzicionet janë sfiduese që kërkojnë këmbëngulje dhe durim. Por ne nuk duhet të harrojmë çmimin dhe destinacionin e fundit dhe nuk duhet të harrojmë edhe koston që paguhet dhe do të duhet të kishim paguar pa këtë reformë, e cila do të ishte shumë e lartë për të ardhmen e Shqipërisë.

Reforma në drejtësi dhe procesi i integrimit është përparësi për çdo politikan shqiptar, arsye për tu bashkuar dhe jo për tu ndarë, në të mirë të qytetarëve evropianë.

BE do të vazhdojë mbështetjen e vet për procesin e reformave dhe do të vazhdojë dhe monitorimin e standardeve në bashkëpunim me partnerët e SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat