Ish-zv/ ministri emërohet prefekti i ri i Lezhës

Shqipëria

Ish-zv/ ministri emërohet prefekti i ri i Lezhës

Më: 24 maj 2019 Në ora: 13:40
Gjokë Jaku

Lirohen nga detyra Prefektët e Lezhës dhe Beratit. Gjokë Jaku është prefekti i ri i qarkut të Lezhës. Ai është emëruar në krye të këtij institucioni pas shkarkimit të Gjergj Prendit i cili e mbajti këtë post rreth 18 muaj.

Gjokë Jaku është një nga eksponentët më të rëndësishëm të Partisë Socialiste në Lezhë dhe ka mbajtur një sërë funksionesh publike. Ai ka qenë prefekt i Shkodrës, kryebashkiak i Lezhës, deputet i Partisë Socialiste, zv/ ministër i Bujqësisë dhe zhvillimit Rural dhe së fundmi ka mbajti postin e zv\kryeregjistruesit të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë.

Prezantimi i Gjok Jaku si prefekt i ri i Lezhës është bërë paraditen e së premtes pa praninë e mediave, ndërsa këto ndryshime në prag të zgjedhjeve vendore në një kohë ku situate politike në vend është mjaft e tensionuar.

Ndërkohë që në Berat është liruar nga detyra prefekti Harilla Dafa dhe është emëruar ish-prefektja Valbona Zylyftari njëkohësisht kryetare e degës së PS në Berat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat