Gjokë Jaku emërohet prefekt i Lezhës

Shqipëria

Gjokë Jaku emërohet prefekt i Lezhës

Më: 24 maj 2019 Në ora: 13:51
Gjokë Jaku

Gjokë Jaku është prefekti i ri i Qarkut të Lezhës. Ai është emëruar në krye të këtij institucioni, pas shkarkimit të prefektit të deritanishëm Gjergj Prendi, i cili e mbajti këtë post rreth 18 muaj.

Gjokë Jaku është një nga eksponatet më të rëndësishëm të Partisë Socialiste në Lezhë dhe ka mbajtur një sërë funksionesh publike. Ai ka qenë prefekt i Shkodrës, kryebashkiak i Lezhës, deputet i Partisë Socialiste, Zv/Minister i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe së fundmi ka mbajtur postin e Zv\kryeregjistruesit të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë.

Prezantimi i Gjok Jaku si prefekt i ri i Lezhës është bërë paraditen e së premtes pa praninë e mediave, ndërsa këto ndryshime  në prag të zgjedhjeve vendore në një kohë ku situate politike në vend është mjaft e tensionuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat