Balliu i kthehet Ballës: Provoni të votoni më 30 qershor sepse zvarrë do t’ju kapim

Shqipëria

Balliu i kthehet Ballës: Provoni të votoni më 30 qershor sepse zvarrë do t’ju kapim

Më: 24 maj 2019 Në ora: 16:12
Klevis Balliu

Menjëherë pas deklaratës së Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës, se data e zgjedhjeve 30 qershor nuk do të ndryshojë, edhe pas gatishmërisë së shprehur nga presidenti Ilir Meta për t’i shtyrë zgjedhjet nëse ka vullnet politik nga palët, ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

Balla është shprehur, se zgjedhjet do mbahen më 30 qershor dhe nuk e luan topi.

Ndërkohë në një status në Facebook, Balliu ka reaguar kështu:

“Shërbëtor i krimit dhe trafikantëve Taulant Balla

Na flisni me bindje se në 30 qershor do të ketë zgjedhje në këtë vend.

Taulant, meqënëse po dilni të gjithë si RILINDAS në kor të thoni se do ketë zgjedhje dhe se luan topi .

Po të them këtë. Nuk ka zgjedhje me një parti. Nuk ka rikthim të votimeve komuniste. 

Ju provojeni të shkatërroni pluralizmin dhe po të them ty, e këtë po ta them troç. As vetë ju sdo votoni, as ti o Taulant nuk do votosh. 

Sepse zvarrë do të kapen ata që po kërkojnë shkatërrimin e pluralizmit në Shqipëri.

PROVOJENI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat