Nga SHBA, nismë për një program për shkenca kompjuterike në Shqipëri

Shqipëria

Nga SHBA, nismë për një program për shkenca kompjuterike në Shqipëri

Më: 24 maj 2019 Në ora: 21:31
Foto ilustrim

Një grup të rinjsh shqiptarë që jetojnë në SHBA, janë vënë në krye të një iniciative që synon të sjellë në Shqipëri, një program tre vjeçar mbi shkencat kompjuterike dhe mentalitetin krijues.

Projekti do të realizohet në bashkëpunim me “Code.X”, një organizatë jofitimprurese amerikane e universitetit të Stanford-it në Kaliforni, e cila ka eksperimentuar me sukses një program të ngjashëm 3 vjeçar me nxënës të shkollës së mesme në territoret palestineze.

Për të mësuar më shumë rreth këtij projekti, arsyeve që shtynë këta të rinj për realizimin e tij, Zëri i Amerikës intervistoi Ori Hoxhën, që ka përfunduar studimet në universitetin Berkeley të Kalifornisë për Bioinxhinieri. Ai foli nga studiot e Zërit të Amerikës në Silicon Valley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat