Milo: Në tryezën e dialogut jo domosdo do duhet të shkojnë Rama e Basha

Shqipëria

Milo: Në tryezën e dialogut jo domosdo do duhet të shkojnë Rama e Basha

Më: 24 maj 2019 Në ora: 23:59
Kreu i PDS-së Paskal Milo

Kreu i PDS-së Paskal Milo deklaron se dialogu mes opozitës e maxhorancës është i nevojshmë, por jo dosmosdo një process I tillë ndërmjetësimi do duhet kryher mes Lulzim Bashës e Edi Ramës.

I ftuar në emisionin Repolitix, Milo u shpreh se kushti i vetëm i panegociueshëm që duhet të kenë palët, është ai i dialogut.

“Mënyra se si do shkohet në dialog është një kusht paraprak për negocimin. Faza e parë është faza panegociueshme ku palët bien dakord për formën e tryezës. Në këtë rast do të negociohet paraprakisht. Opozita do tërhiqet patjetër. Taktika që do ndjekë njëra palë ose tjetra do përcaktohet. Mund të mos takohen dy kryetarët, por përfaqësues të dy partive. Nuk ka të bëjë individi por produkti. Mos të kërkohet tërheqja si kusht paraprak, le të negociohet në tryezë dialogu. Si konkluzion le të dalë produkti, nëse do kemi një kryeministër që do të japë dorëheqjen”, u shpreh Milo

Në lidhje me protestën e nesërme të opozitës Milo u shpreh se opozita do duhet të tregojë se mund të kryejë një protestë paqësore, pasi nëse ndodh e kundërta do të ketë një imazh negativ tek ndërkombëtarët, e veçanërisht tek pala gjermane e cila është shprehur e gatshme që të kryejë ndërmjetësimin për dialog.

Amerikanët do reflektojnë para se të rishprehen. Ose do ketë një deklaratë të Palmer që mbulon rajonin për të na dhënë një deklaratë që pritet në ditët e ardhshme. Uroj dhe shpresoj që nesër protesta të jetë paqësore. Opozitës i duhet të dëshmojë një profil qytetar pasi dhuna do dëmtojë në radhë të parë atë. Opozita e ka kujdesin se një akt i dhunshëm nesër do shkonte në tryezat perëndimore të cilat do reagonin keq ndaj saj. Opozita nesër duhet të jetë e vëmendshme”, u shpreh Milo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat