Platforma e bashkëqeverisjes kalon kufijtë, zgjidh problemin e shqiptarit në Kanada

Shqipëria

Platforma e bashkëqeverisjes kalon kufijtë, zgjidh problemin e shqiptarit në Kanada

Më: 25 maj 2019 Në ora: 09:57
Ardian Llakmani

Platforma “Shqiperiaqeduam.al” po zgjidh jo vetëm problemet administrative të qytetarëve shqiptare, por edhe të atyre që ndodhen jashtë kufijve të saj.

Kryeministri i vendit, Edi Rama në rubrikën e veçantë dedikuar zgjidhjes së problemeve të qytetarëve jo me miq por duke klikuar tek platforma, ka publikuar historinë e Ardian Llakmanit i cili prej 5 vitesh jeton në Kanada. Përmes një lidhje me “Skype”, ai tregon shqetësimin e tij.

“Unë banoj në Kanada dhe kam pese vjet që jam këtu. Punoj në një kompani private dhe merrem me menaxhimin e disa ndërtesave këtu. Pata një shqetësim, pata një problem për punën e diplomës të studimeve master që kisha kryer në Shqipëri. Masterin e kisha mbaruar në 2010 ndërkohë që nuk e kisha marr diplomën. Bëra disa kërkesa por nuk gjeta zgjidhje. Kam vizituar disa herë fakultetin e Shkencave në Universitet dhe nuk mora një përgjigje të saktë dhe një zgjidhje. Duke pyetur njerëz të ndryshëm, kolegu im më tha mund t’i shkruani platformës qeveritare dhe do merrni një përgjigje pozitive. Unë ju drejtova platformës”, thotë Llakmani.

Por, çfarë shkroi në platformën “Shqiperiaqeduam”? 

“Quhem Ardian Llakmani. Ju shkruaj nga Kanadaja. Jam diplomuar në Universitetin e Tiranës për Kimi. Në vitin 2010 kam përfunduar edhe masterin por ende nuk e kam marrë diplomën asnjëherë si dokument fizik. Tani jam regjistruar në një program masteri në Inxhinieri Mjedisore në Universitetin e Ottawa, Ontario të Kanadasë dhe në duhet  të paraqes diplomën e masterit pasi është një nga kushtet bazë për vazhdimin e studimeve të mia. Kërkoj të më ndihmoni të marr diplomën për studimet e mia master”.

Problemi i Llakmanit mori zgjidhje në vetëm nëntë ditë.

“Shtatë ditë deri në dhjetë ditë maksimumi më është kthyer një përgjigje. Kemi komunikuar dhe me qeverinë dhe me fakultetin e Shkencave. Kam arritur që pas nëntë ditësh unë ta kem diplomën. Më hapi dy rrugë. Rruga e parë ishte rruga e punësimit dhe rruga e dytë ishte që unë u regjistrova për studime në Kanada dhe fatmirësisht e arritëm afatin duke patur mbështetjen tuaj”, thotë Ardiani.

Ardianit, diploma iu dërgua me postë në Kanada.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat