Banorët e Arapajt kërkojnë zgjidhje për “rrugën e vdekjes”

Shqipëria

Banorët e Arapajt kërkojnë zgjidhje për “rrugën e vdekjes”

Më: 25 maj 2019 Në ora: 13:12
Ilustrim

Banorët e Arapajt thonë se po përballen me neglizhencën e Ministrisë së Infrastrukturës për ti dhënë zgjidhje një problematike që ka shkaktuar viktima në rrugën  Ura e Shkozetit-Plepa.  Ata kërkojnë ndërtimin aty të një mbikalimi dhe paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë protestat në rast se Ministria e drejtuar nga Belinda Balluku nuk do tu përgjigjet.

Mos reagimi i Ministrisë së Infrastrukturës, drejtuar nga Belinda Balluku ngriti sërish në protestë banorët e Lagjes 13 në Durrës.

Banor: "Përgjigje më ka kthyer vetëm ministria e rendit. Më tha që e ka Bashkia dhe Prefektura. Shkojmë tek Bashkia thotë nuk e kemi ne, e ka rrugorja."

Prej disa muajsh, komuniteti i lagjes Arapaj kërkojnë zgjidhje për vendkalimin e rrugës Ura e Shkozetit-Plepa.

Që kur semafori që u shërbente këtyre banorëve u prish, Drejtoria rrugëve vendosi aty blloqe betoni për të ndaluar lëvizjen nga një krah të në tjetrin.

Në këto kushte banorët dhe makinat duhet të udhëtojnë rreth një kilometër më shumë për të kaluar rrugën.

Banore: "Sa herë kalojmë them shyqyr shpëtuan dhe këtë radhë."

Por teksa drejtuesit e automjeteve të detyruar ashtu veprojnë, ndërsa këmbësorët rrezikojnë jetën duke kaluar me shpejtësi rrugën.

Po kjo mënyrë e ekstreme ka shkaktuar edhe viktima, ndaj banorët e kanë cilësuar këtë aks si rruga e vdekjes.

Ndaj ata kërkojnë ndërtimin aty të një mbikalimi.

Banorët kërcënojnë me përshkallëzim protestash nëse propozimet e tyre nuk meren parasysh nga Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat