Opozita sot protestë deri në mesnatë, policia e FNSH ruan institucionet

Shqipëria

Opozita sot protestë deri në mesnatë, policia e FNSH ruan institucionet

Më: 25 maj 2019 Në ora: 14:31
Foto

Janë plot 1500 efektive që do të angazhohen në protestën e thirrur nga opozita këtë të shtunë.  Nga organizatorët e protestës është njoftuar se protesta do të zgjasë nga ora 19:00 deri në mesnatë dhe ajo do te jetë një protestë marshim në të gjitha rrugët e kryeqytetit. 

Por në pergjigjen zyrtare të rikthyer nga policia kerkohet që protesta të përqëndrohet vetem ne bulevardin kryesor, pasi pengon vijim normalisht të aktivitetit të qytetarëve jo protestues.   

Ndërkohë  mësohet  policia i “druhet” incidenteve apo skenarëve të dhunshëm, ndaj për këtë arsye, plani i masave që është hartuar nga uniformat blu është më i përforcuar se gjatë protestave të fundit që janë zhvilluar. 

Policia ka kaluar  ne gadishmeri të përforcuar që prej mbrëmjes së të premtes ndërsa në gatishmëri kanë kaluar edhe  policia e burgjeve dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të Renea-s. 

Nga ana tjetër policia rrugore do të bllokojë dhe devijojë qarkullimin  në të gjitha akset që të çojnë drejt sheshit “Skënderbej” dhe Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Po krahas efektiveve masa janë marrë edhe në infrastrukturë.   

Në cdo pike strategjike janë vendosur kamera sigurie me rezolucion të lartë  duke zevendësuar edhe ato të dëmtuarat në protestat e meparshme.  Ndërsa nuk ka munguar edhe lyerja me graso e shtyllave te tensionit ne bulevard. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat