E shpëtojnë me shkallë shoferin që ra me furgon në Shkumbin

Shqipëria

E shpëtojnë me shkallë shoferin që ra me furgon në Shkumbin

Më: 25 maj 2019 Në ora: 15:15
Foto

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e 24 majit në aksin Elbasan-Librazhd, ku një furgon mallrash ka rënë nga 200 metra lartësi.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Librazhdit, ku mjeti i drejtuar nga shtetasi K.M., 30 vjeç, banues në Elbasan, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin.

Sipas bluve, i riu ka qenë në gjendje të dehur, por falë vendosjes së rripit të sigurimit dhe ndërhyrjes në kohë të policisë, zjarrfikëses, mjekëve të urgjencës dhe banorëve, ai i shpëtoi vdekjes dhe u nxor nga lumi.

Policia ka publikuar videon e momentit të shpëtimit me një shkallë. Shikoni videon.  

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat