Kontrabandë makinash, arrestohen tre pronarë servisesh në Kukës

Shqipëria

Kontrabandë makinash, arrestohen tre pronarë servisesh në Kukës

Më: 25 maj 2019 Në ora: 15:24
Drejtoria vendore e Policisë Kukës

Tre persona u arrestuan në Kukës me akuzën e kontrabandës dhe trafikut të mjeteve motorike. Të arrestuarit janë; F.B. 45 vjeç, S.M. 46 vjeç, dhe Z.N. 42 vjeç, banues në Kukës.

Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e secilit prej tyre, u konstatuan mjete pa ju nënshtruar regjimit doganor, të çregjistruara të blera pa asnjë faturë tatimore apo fletë shoqërimi, pa akt shitje e blerje, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat