Manjani: Duhet ndalur epshi i papërmbajtur i sundimtarit për të shkrirë opozitën

Shqipëria

Manjani: Duhet ndalur epshi i papërmbajtur i sundimtarit për të shkrirë opozitën

Më: 25 maj 2019 Në ora: 16:13
Ylli Manjani

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një statusi në facebook komenton deklaratat me "burg" që kryeministri dhe përfaqësuesit e maxhorancës për këdo që prek procesin zgjedhor.

Manjani thotë se duhet ndalur epshi i papërmbajtur i sundimtarit për të shkrirë opozitën dhe goditur cilindo që nuk mendon si ai.

Kryeministri dhe zëdhënësit e tij, bërtasin çdo ditë: "Opozita do hyjë në burg".
===============
Në një Republikë Kushtetuese, ku pushtetet janë të ndara, vendimin si dhe deklarimin se kush hyn në burg e kush jo e jep gjykata e pavarur nga qeveria.

Imagjinoni dot Merkel të deklarojë çdo ditë " opozita në burg"?!! Jo për opozitën, por as për një qytetar normal nuk ndodh një gjë e tillë.

Detyrat kushtetuese që i janë dhënë gjykatës janë të patjetërsueshme, dmth nuk i bën dot asnjë pushtet tjetër.


Mirëpo, pasardhësit e komunizmit dinë vetëm atë që bënte Enveri. Partia të njoftonte arrestimin dhe sigurimi bënte ekzekutimin. Gjykata jepte vendimin.

Kjo ishte e ndyra Drejtësi Popullore, që ende vepron sot e kësaj ditë.

Drejtësia që burgosi e surgjynosi shqiptarë që folën kundër pushtetit...

Epshi i papërmbajtur i sundimtarit të sotëm për të shkrirë opozitën dhe goditur cilindo që nuk mendon si ai, duhet ndalur.

Tani sesa më vonë, kur të jetë shumë vonë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat