Ish-deputeti Salianji: Liria fitohet me sakrificë dhe luftë

Shqipëria

Ish-deputeti Salianji: Liria fitohet me sakrificë dhe luftë

Më: 25 maj 2019 Në ora: 16:41
Ervin Salianji

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora teksa komentoi protestën e 6 kombëtare të opozitës, që pritet t ënisë në orën 19:00 u shpreh se opozita lufton për të drejtën më themelore, zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Benjamin Franklin thoshte se ata që do të heqin dorë nga liria thelbësore, për të blerë një siguri të vogël të përkohshme, ata nuk meritojnë as lirinë as sigurinë, ne i meritojmë të dyja prandaj luftojme për të drejtën më themelore, zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Liria gjeresisht trajtohet si e drejta me thelemore e njeriut, një ideal për të cilin ja vlen të luftosh dhe në shume raste liria eshte fituar duke dhënë jetën.”

Salianji e quan etyrim zgjidhjen dhe trashëgimin e zgjedhjeve të lira dhë të ndershme ndër breza.

“Gjithçka është fituar me shumë sakrificë dhe luftë. Lufta kundër fuqisë absolute të mbretërve, lufta kundër shtypjes së grave, lufta ndaj skllavërisë, paragjykimit, injorances, lufta ndaj diktatures ne Shqipëri etj, ne kemi detyrimin të zgjidhim dhe t’iu trashëgojmë brezave të drejtën për të zgjedhur dhe për ti zgjedhur lirisht.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat