Kryemadhi: Jemi më të fortë se kurrë, sot protestojmë për socialistët … - Bota Sot
Kryemadhi: Jemi më të fortë se kurrë, sot protestojmë për socialistët …

Shqipëria

Kryemadhi: Jemi më të fortë se kurrë, sot protestojmë për socialistët …

Më: 25 maj 2019 Në ora: 19:47
Protesta ne Shqiperi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shoqëruar nga mbështetësit e saj ka lënë selinë e partisë për t'iu drejtuar bulevardit "Dëshmorët e Kombit" ku po zhvillohet edhe protesta e opozitës.

Kryemadhi: Të gjithë shqiptarët janë këtu dhe asnjë sdo të ikë. Do ikin kriminelët. Jemi këtu dhe nuk kemi për të ikur. Shtëpinë e mban i zoti në fund të fundit. Ajo që shihet është një pjesëmarrje e madhe dhe përveç emicionit ndjejmë edhe përgjegjësi për të gjithë këta qytetarë që i përgjigjen thirrjes së opozitës. Ne sot në atë shesh protestojmë për të gjithë ata socialistë që e kanë të pamundur të jenë aty, për të gjithë ata policë që i vendpos qeveria e krimit përbvallë qytetarëve, për të gjithë atë administratë e cila ndihet e intimiduar. Ne jemi të vendosur në rrugën tonë dhe jemi më të fortë se kurrë. Ne sot tregojmë që jemi vërtetë europianë dhe dëshira e shqiptarëve për të qenë pjesë e BE-së është më e madhe se çdo flamur politik.

Protesta ka arritur qëllimin e saj, tregon se cdo ditë qytetarët shtohen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...