Basha: Ja 5 propozimet e opozitës

Shqipëria

Basha: Ja 5 propozimet e opozitës

Më: 25 maj 2019 Në ora: 21:00
Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha në fjalën e tij para protestuesve prezantoi 5 propozimet e opozitës, që sipas tij po diskutohen kudo.

Basha: Ndaj vëllezër dhe motra, dialogu kombëtar që do të përfshijë gjithë secilin prej jush, duhet dhe do ti japë fund jo vetëm kësaj krize por edhe tranzicionit të tejzgjatur. Propozimet tona po diskutohen kudo në Shqipëri.

1-Një parlament të fortë që merret peng vetëm nga ju, që kontrollon qeverisjen me një apo dy dhoma. Me deputetë të zgjedhur drejtpërdrejt apo propocional me lista të hapura.

2-Një president me kompetenca të plotë kushtetuese, drejtësi të pavarur që nuk i mbron por i ndëshkon politikanët e lidhur me krimin.

3-Referendumi popullor si e drejtë e patjetërsueshme për të vendosur ju për çështjet që ju takojnë.

4-Financimi i partive politike për të dekrtiminalizuar politikën për të bërë që as partitë dhe as zgjedhjet mos jenë preja e radhës e krimit të organizuar.

5-Një paketë e fortë masash për ti dhënë fund krimit në Shqipëri për ti çuar aty ku e kanë vendin bashkë me politikanët që vodhën zgjedhjet. Rama ik!

Këto vendime do ti marrim bashkë siç i merr çdo popull i qytetëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat