Zheji: Basha më i dobët se protestuesit

Shqipëria

Zheji: Basha më i dobët se protestuesit

Më: 25 maj 2019 Në ora: 21:02
Foto

Analisti dhe moderatori i emisionit "360 Gradë", Artur Zheji nga studio e lajmeve në RTV Ora ku komentoi protestën e deritanishme të opozitës u shpreh se sot Basha është më i dobët se protestuesit dhe nëse ai do ta mëndonte një tjetër 17 maj, nuk do ta lejonin qytetarët.

Zheji: E di çfarë përshtypje më jep populli opozitar sot, që nëse nuk do isha këtu sot do ta gjeja veten aty. Është një shtrydhje, presioni ka arritur kaq shumë sa njerëzit dalin nga presioni i keqqeverisjes më shumë sesa nga ftesa që i bën Basha. Basha sot është më i dobët se protestuesit dhe protestuesit më të fortë se ai. E them këtë sepse edhe sikur Basha të dojë të përsërisi një 17 maj, që u riciklua nga lojëtarët politikë dhe nuk e lënë protestuesit që të ulet në një tavolinë pa dinjitet.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat