Artur Zheji jep lajmin: Një biznesmen negocion mes Bashës e Ramës, dorëheqja ‘pending’ - Bota Sot
Artur Zheji jep lajmin: Një biznesmen negocion mes Bashës e Ramës, dorëheqja ‘pending’

Shqipëria

Artur Zheji jep lajmin: Një biznesmen negocion mes Bashës e Ramës, dorëheqja ‘pending’

Më: 25 maj 2019 Në ora: 22:07
Artur Zheji

Analisti Artur Zheji nga studio e lajmeve në RTV Ora, qw është duke përcjellë live protestën maratonë të opozitës tregoi se ditën e enjte një sipërmarrësh shumë i njohur në Shqipëri ka ndërprerë udhëtimin e tij për të dërguar disa mesazhe me urgjencë te kryeministri Edi Rama.

Sipas tij protesta e qetë e Bashës sot lidhet me këto mesazhe.

Zheji tha se bizesmeni është mik i besueshëm i të dyja palëve dhe i çon fjalët pa shtesa, ndërsa theksoi se sipas informacioneve të tij Rama ka kërkuar kohë dhe ka ‘pending’ një dorëheqje.

Artur Zheji: Ditën e enjte zoti Sali Berisha ka qenë i ftuar në emisionin "Opinion" në TV Klan. Një person sipërmarrës shumë i rëndësishëm ndërpreu në një vizitë të tij personale, apo për biznes jashtë Shqipërisë, në një vend të Europës Perëndimore. U kthye me urgjncë sepse kishte disa mesazhe për të dërguar tek Rama. Unë mendoj se sot butësia e Bashës lidhet me një refleksion shumë serioz të atyre mesazheve që ka marrë Rama nga ndërmjetësi, nga sipërmarrësi shumë, shumë i rëndësishëm. 

Beti Njuma: Si shpjegohet që e presim ndërmjetësimin nga ndërkombëtarët dhe na vjen nga biznesmeni i shtëpisë?

Artur Zheji: Biznesmeni i shtëpisë gëzon kredite besimi tek të dyja palët. E çon fjalën pa shtesa. Sepse këtu edhe ata që çojnë fjalët shtojnë nga xhepi bosh edhe plot. Kam përshtypjen se Rama ka kërkuar kohë dhe ka në pending një dorëheqje. Kjo nga informacionet që kam unë. Mund të përgënjeshtrohem.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...