Humbi jetën së bashku me gruan në aksidentin tragjik, sot mbahen homazhet për oficerin shqiptar

Shqipëria

Humbi jetën së bashku me gruan në aksidentin tragjik, sot mbahen homazhet për oficerin shqiptar

Më: 26 maj 2019 Në ora: 08:26
Ervin Dervina

Në një aksident të rëndë në Rumani humbi jetën oficeri shqiptar Ervin Dervina bashkë me gruan e tij, shtetasen rumune. Sipas mediave rumune, aksidenti ndodhi pas përplasjes midis dy makinave dhe një kamioni, ku mjeti i fundit është përmbysur ndërsa dy makinat e vogla kanë dalë nga rruga.

Në lidhje me aksidentin e rëndë familjarët e Dervinës u shprehën se oficeri shqiptar kishte dalë  me të shoqen e tij për të festuar ditëlindjen e saj në ditën kur humbën edhe jetën.

Mësohet se homazhet për oficerin Dervina do të zhvillohen sot në teatrin ‘Skampa’ në Elbasan nga ora 10:00 deri në orën 11:00, 3 ditë pasi ai humbi jetën në Rumani.

Dervina ishte me detyrë si  oficeri kontakti i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat