35-vjeçari plagoset me armë zjarri në lokal

Shqipëria

35-vjeçari plagoset me armë zjarri në lokal

Më: 27 maj 2019 Në ora: 00:26
Foto ilustrim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në qytetin e Lezhës.

Sipas policisë, 35-vjeçari me iniciale R.K. është plagosur në lagjen “Gurra”.

I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat