PD shtyn protestën: Respektojmë Natën e Kadrit dhe Ditën e Fëmijëve

Shqipëria

PD shtyn protestën: Respektojmë Natën e Kadrit dhe Ditën e Fëmijëve

Më: 27 maj 2019 Në ora: 12:53
Protesta PD

Ndryshe nga sa ishte vendosur në përfundim të protestës së 25 majit, opozita e bashkuar ka vendosur që protestën e radhës zhvillojë jo më 31 maj, por në 2 qershor.

Ndryshimi i datës së protestës njoftohet se bëhet në respekt të Natës së Kadrit, e shtyrja më datë 2 bëhet edhe në respekt të Ditës së Fëmijëve.

“Nisur nga fakti qe data 31 Maj është Nate Kadri, në respekt te besimtareve myslimane; dhe nisur nga fakti qe data 1 Qershor është Dita e fëmijëve; Protesta kombëtare do të mbahet më datë 2 Qershor 2019, ora 19.00, përpara Kryeministrisë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se kryeministri Rama ka vendosur 1 qershorin si ditën e çeljen e fushatës elektorale nga PS, datë e vendosur pasi opozita paralajmëroi 31 majin si ditën e protestës, datë që përkon edhe me hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit në një periudhë normale politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat