KPK, seancë dëgjimore për gjyqtarin Hasneziri, kërkesa: Është paragjykuar çështja ndaj meje

Shqipëria

KPK, seancë dëgjimore për gjyqtarin Hasneziri, kërkesa: Është paragjykuar çështja ndaj meje

Më: 27 maj 2019 Në ora: 14:36
Ilustrim

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën dëgjimore për Luan Hasnezirin, gjyqtar në gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Hetimi për Hasnezirin është bazuar në dy kritere, pasuri dhe figurën.

Hasneziri ka bërë një kërkesë për Komisioni i Pavarur të Kualifikimit, duke thënë se është çështja ndaj tij është paragjykuar dhe se ka kërkuar përjashtimin e trupit gjykues.

“Unë jam hetuar për dy kritere, atë të pasurisë dhe figurës. Hetimi për figurën është mbyllur pa kryer asnjë veprim. Nuk ka asnjë dokument apo shkresë që trupi gjykues të ketë kryer një veprim të vetëm në lidhje me figurën. Ky qëndrim përbën njëanshmëri. Është paragjykuar çështja ndaj meje. Kërkoj përjashtim të trupit gjykues”, është kërkesa që Hasneziri ka bërë për KPK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat