I del para me makinë dhe i fton të hipin, rrugës për në shkollë i ngacmon seksualisht

Shqipëria

I del para me makinë dhe i fton të hipin, rrugës për në shkollë i ngacmon seksualisht

Më: 27 maj 2019 Në ora: 15:20
Ilustrim

Një 40 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Gjilanit pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura në makinën e tij.

Në pranga është vënë shtetasi R.A., i cili gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 11 maj 2019, pasi dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura.

Sipas aktakuzës, më 11 maj 2019, rreth orës 8:15 minuta, në fshatin Pozheran, komuna Vitisë, 40 vjçari, ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura, teksa ato shkonin në shkollë.

I pandehuri me veturën e tij, i kalon tek këmbët më pas kthehet mbrapsh duke i kërkuar që të hipin në makinë për t’i dërguar në shkollë me pretendimin se i njihte prindërit e tyre.

Dy vajzat fillimisht nuk kanë pranuar, mirëpo pas insistimit të tij, të miturat hyjnë dhe ulen mbrapa në veturë, ku më pas R.A., devijon rrugën dhe i ngacmon ato me fjalë.

Si pasojë e shqetësimit dhe pasigurisë, vajzat e mitura hidhen nga makina ndërsa ishte në lëvizje, ku për pësojë kanë marrë dhe disa lëndime në trup, gjunjë dhe këmbë, të cilat kanë shkuar në spitalin e Gjilanit për ndihmë mjekësore.

Lidhur me këto veprime, i pandehuri R.A., akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Ngacmimi seksual’’ nga neni 183 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat