Bllokohet Gjykata e Lartë, juristët: Të delegohen gjyqtarë të përkohshëm

Shqipëria

Bllokohet Gjykata e Lartë, juristët: Të delegohen gjyqtarë të përkohshëm

Më: 27 maj 2019 Në ora: 16:09
Bashkim Nikolla

Gjykata e Lartë mund të vihet ne funksion me delegimin e gjyqtarëve  të përkohshëm. Kjo është zgjidhja që japin juristët  në lidhje me situatën e krijuar në këtë institucion, e cila ka mbetur vetëm me dy anëtarë  dhe ku 32 mijë dosje presin të shqyrtohen.

Dalja jashtë funksionit e  Gjykatës së Lartë, e cila ka mbetur vetëm me dy anëtarë mund të zgjidhet me delegimin e gjyqtarëve të përkohshëm.  Ky është mendimi i juristëve, të cilët propozojnë ndërhyrjen e parlamentit dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Bashkim Nikolla, avokat: Kjo mund të zgjidhet dhe elementët e zgjidhjes i ka. Që nga KLGJ, i cili edhe me vendimmarrjen që ka marrë para disa muajve, iu ka dhënë hapësirë, sikundër ishte gjyqi që kishim sot tek krimet e rënda, ka marrë gjyqtarë nga dhoma penale dhe ka krijuar trupin gjykues. Kemi rastet kur mund t'i çojë 3 muaj, 6 muaj në një vend ku ka vakancë të trupit gjykues. Në këtë mënyrë mund të operojë edhe këtu.

Juristët shprehen se kjo është një situatë e paprecedente dhe kërkojnë vënien në veprim të  mekanizmave  që t'i japin një zgjidhje të përkohshme deri ne emërimin e gjyqtareve me mandate të plota.  

Bashkim Nikolla, avokat: Ka dhe zgjidhje të tjera, kur ligjvënësit i dalin përballë, kësaj që duhet ti kishin dalë përballë pa ndodhur ky kolaps. Zgjidhjen e ka kompetencë KLGJ dhe mund të nxjerrin instrumente të tjera. Kuvendi mund të marrë vendime ekstra për një kohë tranzitore. 

Aktualisht në Gjykatën e Lartë janë në pritje të gjykimit afro 32 mijë dosje ndërsa dy gjyqtarët e mbetur nuk mund te kryejnë as shqyrtimin e masave te sigurisë për shkak të mungesës së kuorumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat