Rreth 13 mijë pallate dhe objekte të tjera private rrezikojnë të mbesin pa energji për shkak të konfliktit mbi pronësinë e kabinave elektrike.
Kreu i ERE Petrit Ahmeti deklaroi se për shkak të mungesës së mirëmbajtjes ato janë në gjendje të amortizuar, por nuk mund të ndërhyjnë për sa kohë janë me pronësi të privatëve.
Petrit Ahmeti: Ky është një problem ligjor që diskutohet në një aspekt tjetër, që gjithë këto kabina elektrike që janë ndërtuar nga privati, kanë një kohë të caktuar dhe problematika është disi komplekse. Ka kohë që është ndërtuar dhe një pjesë e madhe e tyre edhe mund të jenë të amortizuara.
Admnistratori i OSHEE Adrian Çela po ashtu kërkoi zgjidhje
Adrian Çela: Me të drejtë popullata kur i shkaktohen defekte kërkon ndërhyrjen tonë. Ne kemi ndërhyrë, por realisht jemi në shkelje sepse nuk mund investojmë asete të kompanisë në një pronë private.
Por për zv/ministrin Ilir Bejtja shtetëzimi i këtyre kabinave ka kosto të lartë.
Ilir Bejtja: Afërisht kjo është shifra, 250-260 mln euro që ne duhet të shpenzojmë për ti shpronësuar.
Gjatë raportimit në komision Veprimtarie u bë me dije se së shpejti OSHEE do të nisë edhe pilotimin e një projekti për faturimin dhe pagesën e energjisë elektrike njëherë në tre muaj. projekti është kundërshtuar nga deputetët, të cilët kanë theksuar vënien e konsumatorit përball vështirësive për të paguar.