Bregu: Investimi te njeriu, investimi më i sigurtë për rritjen ekonomike

Shqipëria

Bregu: Investimi te njeriu, investimi më i sigurtë për rritjen ekonomike

Më: 27 maj 2019 Në ora: 17:26
Majlinda Bregu

Stamboll – “Transformimi i qëndrueshëm i rajonit në një ekonomi të bazuar në dije me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët është një axhendë ambicioze dhe shume e nevojshme. Ajo kombinon inovacionin, hulumtimin dhe zhvillimin, arsimin, punësimin dhe politikat e përfshirjes sociale. Ne nuk mund të vazhdojmë të përqendrohemi në strategjinë e rritjes ekonomike pa adresuar zhvillimin e kapitalit njerëzor “, tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) duke folur sot në kryeqytetin e Turqisë në panelin e Dialogut të Zhvillimit të Stambollit 2019 (IDD 2019) të Kombeve te Bashkuara: Financat në  shekullin 21: Paratë për të punuar për zhvillim të qëndrueshëm”-

“Dimensionet sociale të Zonës Ekonomike Rajonale dhe politikat ekonomike duhet të sigurojnë përfshirjen, barazinë dhe tranzicionin shoqëror, ndërkohë që po ashtu janë të lidhura ngushtë me shtyllën e të drejtave sociale të Bashkimit Evropian (BE). Aktualisht, në Ballkanin Perëndimor, 60% e grave nuk janë në tregun e punës dhe çdo vit këto ekonomi humbasin mesatarisht 18% të  Prodhimit të Përgjithshwm Bruto (PBB) për shkak të boshllëqeve gjinore në tregun e punës – kjo është më shumë sesa GDP totale e Serbisë! Prandaj, është e nevojshme të rritet projekti i investimeve sociale duke investuar në arsim, zanate, trajnime për punë dhe kujdes shëndetësor, sepse kjo është ajo që rrit kapitalin njerëzor dhe fuqia punëtore kompetente, e arsimuar dhe e shëndetshme është thelbësore për konkurrueshmërinë e çdo ekonomie “.

***

Që nga fillimi i 2015-ës si Dialogjet mbi Pabarazinë, Dialogjet e Zhvillimit të Stambollit (IDD) të UNDP-së kanë evoluar në një forum global zhvillimi ku politikëbërësit, udhëheqësit e biznesit dhe ekspertë të ndryshëm – nga gazetarët tek projektuesit – diskutojnë çështjet e aktualitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat