Vlorë, zëvendësim rrjetit elektrik në stacionin e pompimit te Uji i Ftohtë

Shqipëria

Vlorë, zëvendësim rrjetit elektrik në stacionin e pompimit te Uji i Ftohtë

Më: 27 maj 2019 Në ora: 18:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë, në kuadër të sezonit turistik, po i kushton një vëmendje të veçantë stacioneve të pompimit.

Ka nisur puna për zëvendësimin e linjës që furnizon me energji elektrike, stacionin e pompimit në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’, pranë “Plazhit të Ri”.

Drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Vlorë, Dorian Xhelili ka parë nga afër gjatë ditës së sotme punën që po realizohet.

“Po ndërmarrim një investim të rëndësishëm për sa i përket rrjetit elektrik për të gjitha stacionet që ndodhen në gjithë vijën bregdetare, për më tepër në shëtitoren Lungomare”-, theksoi Xhelili.

Sipas tij,po rehabilitohet i gjithë rrjeti elektrik i këtyre stacioneve për një funksion sa më të mirë dhe efikas.

“Pas zëvendësimit të linjës elektrike do të ndërhyjmë me vendosjen e disa pompave, të cilat do të jenë me kapacitete më të mëdha dhe që do të bëjnë të mundur një funksionim shumë herë më të mirë nga ky aktual”-, shtoi ai.

Ai tha se do të ketë funksionim më efikas për shkak të masave që kemi marrë për fluksin që presim në këtë sezon turistik dhe për një funksionim më të mirë në këtë shëtitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat