Të mërkurën progres-raporti për negociatat, çfarë shkruan “Financial Times” për Shqipërinë

Shqipëria

Të mërkurën progres-raporti për negociatat, çfarë shkruan “Financial Times” për Shqipërinë

Më: 27 maj 2019 Në ora: 18:04
Johannes Hahn

Të mërkurën që vjen pritet që të publikohet progres-raporti nga ana e komisionerit Evropian për Negociatat e Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Johannes Hahn për dy vendet kandidate për hapjen e negociatave si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Teksa kanë mbetur edhe dy ditë nga vendimi, sipas prestigjiozet “Financial Times”, “Tirana shihet gjerësisht nga diplomatët si më pak e gatshme për bisedimet e pranimit për shkak të shqetësimeve rreth sundimit të ligjit, korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Gazeta shkruan se Shkupi përballet me një komplikacion të mëtejshëm për shkak të debatit brenda BE-së, lidhur me atë nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të jenë së bashku në të njëjtën udhë të anëtarësimit.

Nga ana tjetër, kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov thotë se BE-ja do të humbasë ndikimin në Ballkanin Perëndimor dhe do t’i hapë rrugë ndikimit të rivalëve si Rusia dhe Kina, nëse nuk pranon “rastin bindës” të Shkupit për të filluar diskutimet për hyrjen në bllok

BE dha qershorin e shkuar miratimin e kushtëzuar për ofertat e pranimit të Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë fqinje, por vendimi përfundimtar është shtyrë pas mbarimit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, për shkak të kundërshtive ndaj zgjerimit në disa kryeqytete evropiane. Parisi në veçanti është i shqetësuar se bisedimet e zgjerimit do të mbeteshin në “duart” e partive anti-imigruese të ekstremit të djathtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat