Fitorja e PPE, Basha: Vendosmëri për të çuar para vlerat europiane

Shqipëria

Fitorja e PPE, Basha: Vendosmëri për të çuar para vlerat europiane

Më: 28 maj 2019 Në ora: 08:33
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se pjesëmarrja e qytetarëve europianë në zgjedhjet për PE është më masivja e 20 viteve të fundit. Në një status në “Facebook”, Basha shprehet i lumtur për daljen si forcë e parë të PPE në Parlamentin Europian dhe qeverisjen europiane.

Ai thekson se forca e qytetarëve në demokraci është vota, prandaj beteja e shqiptarëve për votën e lirë është betejë jetike për vlerat europiane.

Postimi i plotë:

Qytetarët europianë, me pjesëmarrjen më masive të 20 viteve të fundit në zgjedhjet për Parlamentin Europian, konfirmuan vendosmërinë për të mbrojtur dhe çuar përpara vlerat europiane.

Jam i lumtur që familja jonë politike EPP – European People’s Party është konfirmuar forca e parë në parlamentin dhe qeverisjen europiane. Urimet më të përzemërta për presidentin Joseph Daul dhe PPE dhe në veçanti për fushatën e jashtëzakonshme të kandidatit tonë për President të Komisionit Europian Manfred Weber.

Forca e qytetarëve në demokraci është vota, prandaj beteja e shqiptarëve për votën e lirë është betejë jetike për vlerat europiane, për demokracinë perëndimore dhe për Shqipërinë si gjithë Europa.

Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa #2qershor

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat