Debat i ashpër në studio, Manja-Sejamini “përplasje” në ekran

Shqipëria

Debat i ashpër në studio, Manja-Sejamini “përplasje” në ekran

Më: 27 maj 2019 Në ora: 23:38
Analisti Neritan Sejamini dhe deputeti socialist Ulsi Manja

Debati në studion e emisionit Open ka arritur “temperatura” shumë të larta këtë mbrëmje.

Analisti Neritan Sejamini dhe deputeti socialist Ulsi Manja janë “përplasur” pa asnjë pauzë mes tyre.

Ka qenë Neritan Sejamini i pari që i ka kërkuar deputetit të PS-së që të mos sillet në studio si një analist, por si një kryetar i Komisionit të Ligjeve që duhet të japë llogari përse mazhoranca e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë.

Debati ka zgjatur për disa minuta mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat