Adoleshentët kapen duke vjedhur marketin në Himarë

Shqipëria

Adoleshentët kapen duke vjedhur marketin në Himarë

Më: 28 maj 2019 Në ora: 10:16
Foto ilustruese

Dy adoleshentë janë arrestuar në Himarë, pasi u kapën duke vjedhur një market.

Në pranga ranë 15 vjeçari me iniciale A.O., dhe 18-vjeçari me iniciale R.B., të dy banues në Librazhd.

"A.O dhe R.B (15 dhe 18 vjeç) banues në Librazhd u kapën në flagrancë nga policia duke vjedhur marketin e shtetasit V.L në Himarë,"-raporton policia.

Pas kontrollit fizik, në çantën e 15 vjeçarit policia gjeti të fshehur 3 doza lëndë narkotike të dyshuar si cannabis sattiva.

Ndërsa policia e Sarandës arrestoi një 19-vjeçar me iniciale Ll.I.

Policia raporton se gjatë kontrollit fizik të këtij 19-vjeçarit, banues në Sarandë, iu sekuestruan 7 doza lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sattiva.

Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse për veprat penale "Vjedhje në bashkëpunim" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat