Basha i prerë nga Elbasani: Kurrë pazar me të keqen në kurriz të shqiptarëve

Shqipëria

Basha i prerë nga Elbasani: Kurrë pazar me të keqen në kurriz të shqiptarëve

Më: 28 maj 2019 Në ora: 17:37
Lulzim Basha

Gjatë fjalës së tij para qytetarëve të Elbasanit, kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi se, abuzuesit me pushtetin dhe paratë e shqiptarëve do të përfundojnë pas hekurave, në burg.

Ai shtoi se, pazar në kurriz zë shqiptarëve nuk do të ketë kurrë.

“Zotohem si kryetar i PD dhe opozitës së bashkuar para çdo shqiptarti të ndershëm se, nuk do të ketë Pazar me të keqen dhe beteja për Shqipërinë si gjithë Europa do të shkojë deri në fund, deri në fitore.

“Qeveri e përbashkët Rama-Basha e të tjera broçkulla si këto. Këtë betejë nuk e nisëm për pushtetin tonë, pushtetin e dorëzuam. Karriket tona janë të qytetarëve, të shqiptarëve. Nuk jemi në këtë betejë për të marrë pushtetin në tavolinë. Le ta them qartë se prerë se pazar në kurriz të shqiptarëve, kurrë, kurrë, asnjëherë”,

Kujtojmë se protesta e shtatë kombëtare e opozitës së bashkuar zhvillohet më 2 qershor, ora 19:00, para kryeministrisë në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat