Rama mbledh grupin në ish-vilën e Enver Hoxhës. Ja ku do jetë Kryeministri ditën e protestës

Shqipëria

Rama mbledh grupin në ish-vilën e Enver Hoxhës. Ja ku do jetë Kryeministri ditën e protestës

Më: 28 maj 2019 Në ora: 20:29
Ish-vila e Enver Hoxhës

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur deputetët dhe drejtuesit socialistë të qarqeve. Takimi u zhvillua në vilën 31 në ish-bllok.

Mësohet se në qendër të diskutimit është situata politike e vendit kur kane mbetur vetëm 4 ditë nga hapja e fushatës elektorale. Mësohet se fushata elektorale e Partisë Socialiste nis zyrtarisht më 1 qershor nga Parku Olimpik. Ndërsa më 2 Qershor, ditën e protestës së opozitës, Rama do të hapë fushatën në Lezhë me kandidatin Pjerin Ndreu

Gazetari i RTV Ora, Everest Dedaj zbuloi se kryeministri Edi Rama ka vendosur që këtë takim që paraprin hapjen e fushatës zgjedhore të 30 qershorit t’a zhvillojë në ish vilën e ish diktatorit Enver Hoxha.

Everest Dedaj: Është një takim që vjen në kuadër të hapjes së fushatës për zgjehdjet e 30 qershorit. Është një takim ku do të diskutohet e gjithë axhenda dhe do të ketë një axhendë të përcaktuar se si do të zhvillohet e gjithë pjesa e fushatës elektorale të PS. Rama ka thirrur të gjithë zyrtarët që do të angazhohen në këtë fushatë përfshirë edhe përfaqësuesit politikë në qarqe, pra që do të drejtojnë fushatën për kryebashkiakë. 

Ironik është fakti se në një kohë kur kreu i PD-së, Lulzim Basha i quan zgjedhjet muniste, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ish vilën e ish diktatorit Enver Hoxha për të zhvilluar këtë takim. Mësohet se në këtë pjesë të takimit po diskutohen spotet elektorale, por po përcaktohet edhe një kalendar për të gjitha aktivitetet politike që do të zhvillohen në të 61 bashkitë, ku edhe vetë Rama do të jetë pjesë e këtyre takimeve duke prezantuar kandidatët. 

Gjithashtu pritet të ketë dhe një darkë informale ku pritet të diskutojë me socialistët edhe për marrëdhënien me opozitën.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat