Kukan: Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, politika të ngrihet mbi interesat partiake

Shqipëria

Kukan: Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, politika të ngrihet mbi interesat partiake

Më: 29 maj 2019 Në ora: 12:31
Eduard Kukan

Edhe eurodeputeti Eduard Kukan kërkoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij këto dy shtete kanë pasur progres në rrugën drejt integrimit dhe pse ka shumë punë para.

“Mendoj se ndonjëherë klishetë duken si deklarata të sinqerta. Dua që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëjnë hap para drejt integrimit.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë atë që ju sapo thatë.

Ka pasur progres në rrugën e integrimit, por mund të kemi më shumë rezultate para”, tha ai.

Kukan komentoi pak edhe situatën politike në vend, duke bërë një apel për forcat politike.

“Me Shqipërinë në vlerësojmë një situatë të tensionuar politike dhe është në dorë të liderëve politikë për të marrë një vendim në të mirë të popullit të vet”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat