Mogherini: Shqipëria e ka bërë pjesën e vet, topi i kalon Këshillit të Evropës

Shqipëria

Mogherini: Shqipëria e ka bërë pjesën e vet, topi i kalon Këshillit të Evropës

Më: 29 maj 2019 Në ora: 13:33
Federica Mogherini

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini duke komentuar progres raportin për Shqipërinë u shpreh se së bashku me Maqedoninë e veriut i kanë përmbushur të gjitha detyrat e lëna nga BE dhe është radha e BE-së të veprojë.

“Në Shqipëri theksoj zbatimin mbresëlënës të reformës në drejtësi. KE rekomandon për herë të dytë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një rekomandim i bazuar në një vlerësim solid. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë pjesën e tyre të punës dhe tani është radha e BE për të përmbushur dhe bërë pjesën e vet, rekomandimi ynë do të shkojë në Këshill, topi ynë do të kalojë te Këshilli.

Ne themi që procesi i zgjerimit është proces i bazuar te merita. Kur vlerësojmë meritat në mënyrë objektive ato duhen njohur. Duke mos njohur këtë lloj progresi objektiv do të dëmtohet besueshmëria e BE në rajon dhe më tej. Mosnjohja e këtyre reformave dhe arritjeve që janë bërë do të minojnë stabilitetin dhe do të shkurajonin reformat e mëtejshme dhe në veçanti do të sillnin dhe një element desiluzioni në rajon dhe BE.

Gjatë 5 viteve të fundit kemi parë rezultate në Ballkanin Perëndimor të cilat ndoshta janë dukur krejtësisht të pamundura kur ka filluar mandatin ky Komision.

Ndryshimet duhet të jenë të pakthyeshme për të mirën jo vetëm të rajonit por edhe BE”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat