Rekomandimi për hapjen e negociatave, Jorida Tabaku: Nuk ka lajm të ri

Shqipëria

Rekomandimi për hapjen e negociatave, Jorida Tabaku: Nuk ka lajm të ri

Më: 29 maj 2019 Në ora: 13:55
Jorida Tabaku

Anëtarja e kryesisë së PD, Jorida Tabaku komentoi sot rekomandimin e fundit nga Komisioni Evropian për të çelur negociatat për Shqipërinë.

Tabaku u shpreh se ky rekomandim i KE që jepet sot për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk sjell asnjë gjë të re pasi është rekomandim i përsëritur pasi më herët nuk është pranuar nga BE.

“Është një rekomandim i disatë për dy vendet që kanë qenë bashkë në procesin e integrimit dhe shpresoj që të mos ndahemi, pasi nëse për Maqedoninë e Veriut do të hapeshin negociatat, për Shqipërinë do të ishte më e vështirë. Ky vendim i Komisionit nuk përbën lajm të ri, lajm i ri do të ishte nëse vendet anëtarë do merrnin vendimin për hapjen e negociatave”, – deklaroi ish deputetja e Partisë Demokratike

Gjithashtu, Tabaku shtoi se hapja e negociatave është një proces merite që bazohet tek arritjet e Shqipërisë. Sipas saj, Shqipëria, në fushat që priteshin arritje si reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit nuk ka pasur rezultate, madje është shënuar regres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat