Shkarkohet nga detyra prokurorja Rovena Gashi

Shqipëria

Shkarkohet nga detyra prokurorja Rovena Gashi

Më: 29 maj 2019 Në ora: 14:33
Foto

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurores Rovena Gashi.

"Lihet në fuqi vendimi i KPK për shkarkimin e Rovena Gashit. Vendimi është përfundimtar dhe ka efekt të menjhershëm,"-tha gjyqtarja.

KPA mori vendimin pas ankimit të Rovena Gashit lidhur me shkarkimin e saj si prokurore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ish- prokurorja, Rovena Gashi nuk e justifikoi pasurinë.

Gashi nuk ishte e pranishme gjatë shpalljes së vendimit, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si dhe në seancën dëgjimore me (20 korrik), ku refuzoi Komisionin me argumentin se vendimi për të dhe shumë të tjerë ishte i paracaktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat