Pas raportit të KE, ku u rekomandua hapja e negociatave për Shqipërinë, ka reaguar edhe ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj.
Në një postim në Facebook, ai shprehet se tani është koha e bashkëpunimit ndërpartiak në shërbim të integrimit dhe angazhimit maksimal politik për t’i shpalosur domosdoshmërinë e hapjes së negociatave Evropës!
“Raporti i Komisionit Evropian është kristal i qartë: Shqipëria ka shënuar progresin e nevojshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE! Tani është koha e bashkëpunimit ndërpartiak në shërbim të integrimit dhe angazhimit maksimal politik për t’i shpalosur domosdoshmërinë e hapjes së negociatave Evropës!
Vlerësimi teknik i Komisionit duhet të shndërrohet në vullnet politik të Keshillit dhe Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat menjëherë”, shkruan Cakaj.