Artur Zheji: Rama nuk i do zgjedhjet

Shqipëria

Artur Zheji: Rama nuk i do zgjedhjet

Më: 29 maj 2019 Në ora: 21:57
Artur Zheji

Moderatori i emisionit "360 Gradë" në RTV Ora, Artur Zheji i ftuar në emisionin "Tempora" u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk i do zgjehdjet, ndërsa theksoi se nuk e do as përplasjen, por do të dalë nga përplasjsa me dinjitet.

Pjesë nga biseda në studio: 

Meço: Ti mendon që nuk do të mbahen zgjedhjet?

Zheji: Zgjedhjet nuk do të mbahen as Rama nuk i do. 

Meço: Rama sot prezantoi edhe bluzën.

Zheji: Këtu janë ca filma që zakonisht japonezët i bëjnë këta. Janë dy aeroplanë që shkojnë kundër njëri-tjetërit, me pas njeri çedon nervat nga djersa e madhe dhe shmang përplasjen. Nuk mendoj se Rama do përplasjen, por do të dalë nga përplasjsa me dinjitet. Ai e ka kuptuar që nuk mund të bëjë zgjedhje me 5 %, ose ato që do të bëjë do ishin një kornizë shumë qesharake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat