40 % e shqiptarëve pro zgjedhjeve të parakohshme, 15 % të pavendosur - Bota Sot
40 % e shqiptarëve pro zgjedhjeve të parakohshme, 15 % të pavendosur

Shqipëria

40 % e shqiptarëve pro zgjedhjeve të parakohshme, 15 % të pavendosur

Më: 29 maj 2019 Në ora: 22:07
Foto

RTV Ora në bashkëpunim me IPR Marketing, sjell rezultatet e sondazhit te dyte në nivel kombëtar për këtë vit. Ne studion e emisionit “Tempora” komentohen rezultatet nga  Antonio Noto, administratori i shoqërisë IPR Marketing, analisti i njohur Artur Zheji, drejtues i “360 gradë” dhe Dritan Hila drejtues i “Arena”.

Tabela 4:  Shqiptarët kundër zgjedhjeve të parakohshme 

Pyetjes: Opozita ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Duke menduar për të mirën e Shqipërisë, ju jeni pro apo kundër zgjedhjeve të parakohshme?

Kundër zgjedhjeve të parakohshme janë 42.2% e shqiptarëve, një shifër kjo në rënie, pasi në sondazhin e 3 prillit 51.9% nuk donin zgjedhje të parakohshme.
Në favor të zgjedhjeve të parakohshme janë 40.2% e shqiptarëve, duke pësuar një rritje krahasuar me sondazhin e parë sipas të cilit vetëm 28.9% ishin për zgjedhje të parakohshme.  Ndërsa 15.6% nuk kanë pranuar të përgjigjen, krahasuar me 19.2% nga sondazhi i kaluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat