Guvernatori Sejko me bankat: Ekonomia stabël, rrisni kreditimin

Shqipëria

Guvernatori Sejko me bankat: Ekonomia stabël, rrisni kreditimin

Më: 30 maj 2019 Në ora: 08:02
Guvernatori Sejko

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, kërkoi nga sektori bankar që të rrisë vëmendjen ndaj kreditimit, si një angazhim me përfitim të ndërsjellë për të dhe për ekonominë shqiptare.

Vetë konsolidimi i këtij sektor si edhe qëndrueshmëria ekonomike shërbejnë si garanci për të kaluar në një tjetër nivel financimi. “Sektori bankar duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje kreditimit. Ky konstatim bazohet në dy premisa teorike dhe mundësohet nga një parakusht i rëndësishëm. Së pari, një përqasje më aktive ndaj kreditimit është në interes të zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë të industrisë bankare. Së dyti, një përqasje më aktive ndaj kreditimit është në interes të zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë të ekonomisë shqiptare”, tha Sejko dje gjatë fjalës së mbajtur në takimin me temë “Sektori bankar si kontribuues i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit”. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin drejtues të Bankës së Shqipërisë, përfaqësuesit ekzekutivë më të lartë të bankave tregtare, si dhe përfaqësues nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.

REKOMANDIMET

Që në nisje të fjalës, Sejko vuri në dukje se qëllim parësor mbetet hartimi i një plani konkret masash për përmirësimin e sasisë dhe cilësisë së kreditimit. Gjithashtu, Guvernatori cilësoi si të nevojshme që sektori bankar të ndërmarrë hapat e duhura për të zgjeruar gamën e produkteve të kreditimit si dhe të financojë sektorë të rinj të ekonomisë shqiptare, si bujqësia dhe biznese të tjera inovative në fushën e teknologjisë së informacionit. Treguesit e këtij viti flasin për një rritje të kreditimit me 6 për qind. Ndërsa parashtroi këto të dhëna, Sejko apeloi po ashtu që të bëhet kujdes gjatë kredidhënies. “Të dhënat tona tregojnë se, duke përjashtuar efektet kontabël të kursit të këmbimit dhe të fshirjes së kredive nga bilancet, portofoli i kredisë bankare ka shënuar një rritje vjetore rreth vlerës 6% gjatë vitit të fundit.

Momenti i dytë ka të bëjë me përgjegjësinë dhe kujdesin që duhet të ketë sektori bankar në kredidhënie. Si administrues i kursimeve të publikut, përgjegjësia dhe kujdesi i duhur në kreditim janë kushte të panegociueshme. Masat e marra për nxitjen e zhvillimit afatshkurtër d

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat