Veting-u në polici, përzgjidhen 45 emrat e parë

Shqipëria

Veting-u në polici, përzgjidhen 45 emrat e parë

Më: 30 maj 2019 Në ora: 09:28
Policia e shtetit

Punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme”, ka përzgjedhur 45 emrat e parë që do t’i nënshtrohen procesit të Vettingut.

Subjektet e vlerësimit janë në detyrat më të larta drejtuese në Policinë e Shtetit, 31 punonjës, në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), 12 punonjës dhe në Gardën e Republikës, 2 punonjës.

Dosjet e vetë-deklarimit janë tërhequr nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe ka nisur puna në fazën e parë, ajo e shqyrtimit të deklaratave, kërkimit të informacioneve dhe verifikimeve përkatëse.

Sipas parashikimeve ligjore, pas procesit të hetimit administrativ, do të mbahet për çdo subjekt seancë e hapur dëgjimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat