Cakaj: Greqia nuk ka kushtëzuar hapjen e negociatave me marrëveshjen e detit

Shqipëria

Cakaj: Greqia nuk ka kushtëzuar hapjen e negociatave me marrëveshjen e detit

Më: 30 maj 2019 Në ora: 10:49
Gent Cakaj

Problemet e brendshme politike në Greqi e kanë bërë edhe më të paqartë fatin e bisedimeve Tiranë-Athinë për çështjen e detit.

I pyetur nga gazetarja e RTV Ora, Fjorela Beleshi, Cakaj nuk ka pati një përgjigje se kur këto bisedime mund të rinisin por nënvizoi se as BE dhe as Greqia nuk e kanë kushtëzuar hapjen e negociatave me arritjen e marrëveshjes finale.

Cakaj: Maqedonia e Veriut ka bërë progres të jashtëzakonshëm.Për Shqipërinë, marrëveshja finale me Greqinë nuk ka qenë kusht për hapjen e  negociatave. Unë konfirmoj se qeveria aktuale në Greqi ashtu si vitin e kaluar ka qenë mbështetëse e axhendës europiane të Shqipërisë.Në Këshillin e Europës dhe komunikimet qe kemi pasur deri tash dhe atë që presim në vendimin e qershorit nëse vendim do të ketë, Greqia nuk ka imponuar asnjë kushtëzim për hapjen e negociatave me arritjen e marrëveshjes finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat