Agron Shehaj: Kontrata e koncensionit të rrugës Milot-Balldren është mashtrim

Shqipëria

Agron Shehaj: Kontrata e koncensionit të rrugës Milot-Balldren është mashtrim

Më: 30 maj 2019 Në ora: 11:32
Agron Shehaj

Ish-deputeti Agron Shehaj në një status në facebook ka thënë se “kontrata e koncensionit të rrugës Milot-Balldren është kontratë mashtruese”.

“Kompania ANK ka marrë përsipër të paguajë 52 milionë euro nga kapitali i saj, kur ka vetëm 4 milionë euro kapital. Kompania ka premtuar që me ketë kapital minimal do të marrë edhe 70 milionë euro të tjera kredi nga bankat dhe 19,5 milionë euro financim nga furnitorët (!)’, ka shkruar ai.

Statusi i Agron Shehaj

Kontrata e koncensionit të rrugës Milot-Balldren është kontratë mashtruese. Kompania ANK ka marrë përsipër të paguajë 52 milionë euro nga kapitali i saj, kur ka vetëm 4 milionë euro kapital. Kompania ka premtuar që me ketë kapital minimal do të marrë edhe 70 milionë euro të tjera kredi nga bankat dhe 19,5 milionë euro financim nga furnitorët (!).

Ose ANK ka fryrë kostot në një skemë tipike korrupsioni, ose do pastrojë para të pista në këtë projekt, ose të dyja bashkë. Një gjë është e sigurt: kompania nuk e ka kapitalin për të cilin ka mashtruar në kontratë dhe ky mashtrim duhet hetuar menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat