Deputeti Gjuzi i ndërpret fjalën, Rama mes batutave: Reflekto edukatën monarkike

Shqipëria

Deputeti Gjuzi i ndërpret fjalën, Rama mes batutave: Reflekto edukatën monarkike

Më: 30 maj 2019 Në ora: 12:56
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti Kujtim Gjuzi kanë pasur përballjen e parë sot në Kuvend.

Ndërsa Rama fliste lidhur me raportin e Komisionit Europian dhe krizën politike, deputeti ndërhyri nga vendi.

Mes batutave dhe ironisë, kryeministri i përsëriti disa herë zotit Gjuzi: Mos më ndërprit, mos më ndërprit!

Rama: Kam nderin e madh të ndërpritem nga naltmadhnia e tij, Kujtim Gjuzi i Parë. Të lutem mos më ndërprit, mos më ndërprit dhe reflekto edukatën monarkike që është shprehja më e lartë e përpjekjes së njeriut për të respektuar njeriun. Mos më ndëprit! Megjithatë progresi i madh është bërë nga Flamuri pa shkop te Gjuzi i parë, jemi në progres, nuk diskutohet. Janë ndërprerje që sidoqoftë i japin tharm ndërveprimit ndërnjerëzor në parlament. Ndryshe nga ndërprerjet e  shkopit pa flamur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat