Ambasadori Soreca i dorëzon progresraportin Bashës: Integrimi në BE prioritet kombëtar

Shqipëria

Ambasadori Soreca i dorëzon progresraportin Bashës: Integrimi në BE prioritet kombëtar

Më: 30 maj 2019 Në ora: 20:24
Pamje nga takimi

“Integrimi në Bashkimin Europian është prioritet kombëtar i përbashkët i të gjitha palëve politike”.
Kështu deklaroi sot ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, i cili i dorëzoi progresraportin e Komisionit Europian, kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Shumë i kënaqur që takova Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe i paraqita  atij raportin vjetor të Komisionit Europian për vitin 2019, i cili i rekomandon Këshillit të Bashkimit Europian të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë, pa kushte. Integrimi në BE është prioritet kombëtar i përbashkët nga të gjitha palët politike”, tha Soreca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat